Kroaci, vrasja e Pukanic, dhjetra te arrestuar

Pas vrasjes se gazetarit Ivo Pukanic dhe bashkepunetorit te tij, policia kroate ne operacione te ndryshme ka arrestuar dhjetra persona.
Lajmin e bejne te ditur agjencite lokale te shtypit, sipas te cilave nje numer i konsiderueshem personash jane marre ne pyetje nga agjentet e anti-krimit, lidhur me ngjarjen qe tronditi Zagrebin.
Burimet shtojne se ne kryeqytetin kroat jane sjelle 250 police shtese per te luftuar krimin e organizuar, nderkohe qe sherbimet sekrete kane filluar kontaktet me koleget serbe dhe boshnjake.