Përkujtohet muri i Berlinit, Wulff: Liria e pamposhtur

Presidenti i Gjermanisë Christian Wulff, me rastin e 50 vjetorit të ndërtimit të murit të Berlinit, ka bërë thirrje për një angazhim në gjithë botën për demokraci dhe të drejtat e njeriut.
“Në kujtim të padrejtësisë për murin mendoj që secili të mos largohet së luftuari për liri, demokraci dhe të drejtat e qytetarëve”, tha kreu i shtetit në fjalën e tij të mbajtur në një tubimin përkujtimor në Berlin.
Ai kujtoi kryebashkiakun e Berlinit, Willy Brandt, i cili në mbrëmjen e 13 gushtit 1961 i pati thënë me zë të lartë qytetarëve në DDR, dhe në Berlinin Lindor se njerëzit kurrë nuk do të mund të mbahen për një kohë të gjatë në skllavëri.