E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pragë, festohet edicioni I-rë, i “Gay Pride”

Mijëra persona kanë festuar sot në Pragë, edicionin e parë të “Gay Pride”, në kryeqytetin çek. Ata kanë zbritur në shesh për të mbrojtur të drejtat e homoseksualëve dhe për të kërkuar tolerancë.

Manifestuesit janë mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit. Gjithashtu nuk kanë munguar edhe polemikat pasi, presidenti Vaclav Klaus, është shprehur jo shumë i kënaqur nga manifestimi.
 

Ish tenistja, Martina Navratilova i ka përshkruar deklaratat e bëra nga kreu i shtetit, si homofobike dhe të prapambetura.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›