E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, rrëmbehet shtetasi amerikan

Një qytetar amerikan është rrëmbyer nga shtëpia e tij në qytetin lindor Lahore të Pakistanit. Edhe ambasada amerikane ka konfirmuar lajmin, por nuk ka dhënë detaje të tjera për identitetin e personit, i cili punonte për kompaninë J.E Austin Associates.
 

Ai ishte duke punuar në mënyrë të paligjshmenë në një projekt të zhvillimit të vendit, në zonat fisnore. Gjashtë deri në tetë rrëmbyes thuhet se kanë hyrë në shtëpi në mëngjes herët duke e detyruar shoferin e të rrëmbyerit të trokasë në derë. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›