E Diel, 1 Nëntor 2026

Tabaku Tirana mundesi te shumta per te investuar

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës znj Jorida Tabaku ftoi investitorët britanikë të bëhen pjesë e projekteve strategjike të Bashkisë së Tiranës.
“Bashkia e Tiranës po merret aktualisht me hartimin e planit urbanistik ku do të parashikohen edhe disa prej investimeve strategjike.
Një prej tyre do të jetë edhe Tramvai dhe ne vërtet e kemi mjaft përzemër këtë projekt. Parashikohet që të jetë një rrjet deri në 70 kilometra i shtrirë nga zona Kombinat deri në Kinostudio, nga Universiteti tek Terminali i ri i pasagjerëve. Ndaj bizneset britanike janë të ftuara të marrin pjesë në këto projekte të Bashkisë së Tiranës”,- tha Tabaku.
Nënkryetarja e Bashkisë u ndal edhe në punën e administratës së Bashkisë së Tiranës duke u ndalur tek politika fiskale e Bashkisë si dhe reduktimi i burokracive. Ajo tha se do të krijohet edhe qendra “one stop shop” në mënyrë që çdo shërbim në Bashkinë e Tiranës, biznesi ta marrë vetëm me një ndalesë.
Nënkryetarja e Bashkisë. Zonja Tabaku nënvizoi se, Bashkia e Tiranës është e angazhuar për të vazhduar me politikat e saj lehtësuese për biznesin dhe shndërrimin e Tiranës në një qytet atraktiv për investime.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›