E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohen xhirimet e fshehta të Kennedyt

Xhirimet e publikuara, që ish-presidenti amerikan, John F. Kennedy, i kishte bërë në mënyrë sekrete në Shtëpinë e Bardhë, përfshijnë edhe një bisedë të frikshme lidhur me atë që do të bëhej dita e funeralit të tij.

Në prag të vrasjes së tij, derisa përpiqej ta aranzhonte orarin e tij, Kennedy kishte theksuar se 25 nëntori i vitit 1963 ishte formësuar të jetë “ditë e vështirë”, pas kthimit të tij nga Teksasi.

Një anëtar i personelit të Kennedyt dëgjohet në shiritin e incizuar duke thënë “është ditë ferri, zoti president”.

Ky shkëmbim fjalësh ishte në mesin e 45 orëve të fundit të incizimeve private, që i kishte bërë ish-presidenti, e që janë publikuar nga Libraria Presidenciale John F. Kennedy.

Në shirita përfshihen edhe diskutimet për konfliktin në Vietnam, raportet me sovjetikët dhe gara kozmike, planet për Konventën e Demokratëve në vitin 1964 dhe strategjinë për rizgjedhje.

Në incizime ka edhe momente të bisedave me fëmijët e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›