Xhamia e re, Basha ngre komisionin e eksperteve Sonila Isaku
Komisioni per ndertimin e Xhamise se Madhe, iniciuar nga Bashkia e Tiranes ka nisur punen e tij. Kryebashkiaku Lulzim Basha, gjate takimit te pare me eksperte dhe perfaqesues te Komunitetit Mysliman, tha se shume shpejt besimtaret nuk do te luten gjate ceremonive fetare ne rruge, por ne vendin qe meritojne. Ai u ka kerkuar eksperteve te sjellin projekte bashkekohore, te cilat do te shqyrtohen nga komisioni. "Koha ka ardhur dhe ka kaluar qe dhe xhamia e madhe te jete nje realitet ne Tirane. Vullneti per ta perfunduar kete veper qe i mungon qytetit te Tiranes, eshte i plote tek bashkia e Tiranes dhe une personalisht. Nganjehere vullneti nuk mjafton dhe ne kete rast synimi i ngritjes se ketij komisioni ka qene gjitheperfshirja ne vendimmarrjen e aktoreve kryesor", tha Lulzim Basha, Kryetar i Bashkise se Tiranes. Gjate diskutimeve te djeshme u vendos ngritja e nje grupi pune, i cili do te pergatise propozimet per vendimmarrjen ne Komision, te cilat perfshijne propozimin per vendin ku do te ngrihet Xhamia e Re, si do te veprohet per projektin e Xhamise, nese do te jete ai i hartuar tashme, do te percaktohet nje arkitekt per te bere nje projekt te ri apo do te behet konkurs per projektimin e ketij institucioni dhe pas kesaj menjehere, aprovimi i termave te references. Kryetari i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha kerkoi qe brenda muajit mars, te permbyllet faza e konsultimeve, diskutimeve dhe e vendimmarrjes, per ceshtjet e shtruara per diskutim, ndersa shprehu vullnetin e Bashkise se Tiranes dhe te tijin personalisht, per ta perfunduar sa me pare kete veper qe i mungon Tiranes dhe per t'u dhene besimtareve nje vend te denje, per te kryer ritet e tyre fetare. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muca e ka konsideruar serioze punen e ndermarre nga Bashkia. Ai tha se jo vetem Komuniteti, por edhe vete besimtaret do te kontribuojne qe kryeqyteti te kete nje xhami te madhe dhe bashkekohore. "Une dua t'ju them se pari se jam shume, shume i kenaqur, qe me ne fund u arrit te ngrihet nje komision i tille, per te biseduar e marre disa vendime, lidhur me ndertimin e Xhamise se Madhe, qe ne e kerkojme, ka kaq vjet, por asnjehere nuk u mblodh nje komision i tille" u shpreh Selim Muca. Ndersa Kryetari i Keshillit Bashkiak Njazi Kosovrasti u shpreh se: "Kryeqytetit i duhet nje Xhami qe te jete e kohes dhe moderne, te jete vertet me ato katet dhe gjithcka te jete ashtu sic e kerkon ky komunitet kaq i rendesishem mysliman i kryeqytetit dhe i gjithe Shqiperise e meriton te kete nje Xhami te permasave te tilla, ndaj t'i mendojme mire te gjithe hapat"-deklaroi Kosovrasti. Pak dite me pare kryeministri Sali Berisha u shpreh se ne kete vit te 100-vjetorit te Pavaresise, do te nise te ndertohet edhe nje kryegjyshate e re per besimtaret bektashinj.
Ekspertet qe do te diskutojne propozimet
Komisioni per ndertimin e Xhamise se Madhe perbehet nga Kryetari i Bashkise se Tiranes, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Nenkryetari, Sekretari i Pergjithshem, Perfaqesuesi i Komitetit te Kulteve, Perfaqesuesi i Prefektit, i Keshillit te Qarkut, Myftiu i Tiranes, tre perfaqesues te komunitetit te besimtareve te Tiranes, perfaqesues i Institutit te Monumenteve te Kultures, Keshillit te Ministrave, Shoqates "Tirana", Administratori i Pergjithshem i Bashkise dhe 5 drejtore, tre drejtore te pergjithshem te Planifikimit te Zhvillimit te Territorit, Planifikimit te Menaxhimit te Sherbimeve, Projekteve Strategjike e Investimeve te Huaja dhe dy drejtore te Planifikimit te Territorit dhe i Kontrollit te Zhvillimit te Territorit.