E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Dibër: Opozita tenton të përdorë fatkeqësinë

Në fjalën e vet, Berisha theksoi se primare ka qenë ruajtje e jetës njerëzore, teksa shtoi se të gjitha institucionet shtetërore janë në gatishmëri të plotë për të kapërcyer këtë gjendje të vështirë.

Berisha u bëri thirrje drejtuesve të pushtetit lokal që të pastrojnë çatitë e ndërtesave, në mënyrë që të mos ketë shembjesh ndërtesash çka do ta thellonte emergjencën.

 Pavarësisht emergjencës, për kryeministrin, situata u përcoll me kosto të ulët, ndryshe nga se ka ndodhur në vendet e tjera të Evropës. Duke folur për qëndrimet e opozitës, Berisha tha se ajo po tenton të nxjerrë përfitime nga fatkeqësia natyrore. Ai shtoi se situata është nën kontroll, teksa vlerësoi punën e bërë gjer më tani. /Start/

                                                                                             2012-02-19 17:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›