E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkutohet lufta e Vlorës e vitit 1920

Sot është data historike e përkujtimit të luftës së Vlorës. Në qershor të vitit 1920, qyteti i Vlorës do të përjetontë një nga luftërat që kanë shënjuar fort për fatin e kësaj krahine. E ndërsa në Baçardha, në 29 maj 1920, u mblodhën rrotull 200 burra të krahinës së Vlorës, për t'i dhënë përgjigje aneksimit të Vlorës nga Italia pa marrë mendimin dhe aprovimin e popullit të këtij qyteti. Drejtori i Insitutit të Historisë Beqir Meta, sqaron rëndësinë e kësaj lufte për popullin shqiptar.
Gjenerali Piacentini i cili i komandonte ushtrinë italiane nuk iu përgjigj ultimatumit të drejtuar nga Komisioni i dalë nga Kuvëndi i Barçallasë, që brënda 48 orëve të largoheshin trupat italiane nga Vlora dhe kështu më 19 maj 1920 u zgjodh Komiteti i Luftës së Vlorës me Komandant të Përgjithshëm Qazim Koculin. Edhe telegramit të dërguar nga Komiteti, ku njoftohej se po të mos largoheshin brënda 24 orëve forcat shqiptare do të fillonin veprimet luftarake kundra forcave italiane, kryekomandanti italian nuk iu përgjigj. Në këto kushte beteja ishte e pashmangshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›