E Diel, 1 Nëntor 2026

Perla të muzikës botërore, në duart e austriakëve të Altenberg trio wien

Klasik sjell dy koncerte me vepra të autorëve botërorë në Tiranë dhe Durrës


Në kuadër të koncerteve që organizon sezoni ndërkombëtar Klasik, javën e ardhshme në Tiranë dhe Durrës do të luajë trio e mirënjohur Altenberg trio wien fitues të mjaft çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare, të cilët për herë të parë vijnë në Shqipëri

për të përcjellë tinguj të mrekullueshëm të muzikës, që mban firmën e autorëve të njohur botërorë. Në program në koncertin që do të zhvillohet në datë 6 maj në Tiranë për të vijuar më pas në datë 9 maj në qytetin e Durrësit do të interpretohen nga Altengerg trio wien vepra nga Joseph Haydn Trio d-moll op. 71 Nr.3 Hob. XV:23, vepra nga Antonin Dvorak Klaviertrio g-moll op. 26, vepra nga Robert Schumann Klaviertrio Nr.1 d-moll op. 63. Koncertet do të zhvillohen falë një bashkëpunimi midis Mozaik Festival, Ambasadës Austriake në Tiranë Akademisë së Arteve, shkollës së mesme artistike "Jan Kukuzeli" Durrës etj. Sezoni ndërkombëtar i koncerteve Klasik në vijim do të ofrojë për publikun e kryeqytetit si dhe të qendrave të mirënjohura të kulturës shqiptare, si Shkodra, Korça, Elbasani, Durrësi e Fieri një larmi koncertesh me artistë pjesëmarrës që do të vijnë nga vende të ndryshme të botës si Italia, Gjermania, Franca, Zvicra, Kroacia etj. Disa nga autorët më të mëdhenj klasikë Mozart, Schubert, Grieg, Haydn, Shostakovich, Cassado etj, do të vijnë të interpretuara nga muzikantë europianë, përmes dy shoqatave kulturore shqiptare, Syri Blu dhe Miqtë e Muzikës, që drejtojnë sezonin ndërkombëtar koncertor Klasik. Që nga debutimi zyrtar gjatë javës së Mozartit në Salzburg (janar 1994), Altenberg trio wien një nga triot e pakta me një aktivitet kaq të ngjeshur muzikor në botën e muzikës së dhomës, në më shumë se 1000 ekzekutime ka fituar reputacionin e njërit prej ansambleve më të guximshëm e më të qëndrueshëm të kategorisë, pasi repertori i tyre përfshin përveç një numri të gjerë të veprave nga fusha e tyre direkt (piano kuartete e kuintete, duo, tripël koncerte, muzikë dhome vokale) përafërsisht edhe 300 trio me piano, shumë prej të cilave i ka porositur dhe u ka realizuar ekzekutimin e tyre te parë. Aktiviteti saj i rregullt mbulon drejtimin artistik të festivalit muzikor në Schloß Weinzierl, vend shumë i rëndësishëm për historinë e muzikës, ku Haydni i ri kompozoi kuartetet e tij të para të harqeve; më parë, për një dekadë e gjysëm, ansambli ka qenë i ngarkuar me International Brahms Festival Murzzuschlag, drejtimin artistik të të cilit e mbante Claus Christian Schuster, njëkohësisht edhe pianisti i Altenberg Trio.


Nga aktiviteti artistik i grupit austriak
Me fitoren e Robert Schumann Award (Çmimi Robert Schumann) të Qytetit të Zwickau në 1999, Trio Altenberg ngadhënjeu në vazhdimin e traditës austriake të këtij çmimi (fitues i 1997: Nikolaus Harnoncourt, fitues i 2002: Alfred Brendel); arsyeja imediate e suksesit ishte regjistrimi i të gjithë triove me Piano të Schumannit, të cilat sapo ishin publikuar. Regjistrimi i mëpasëm i Altenberg Trio (Ives/Copland/Bernstein) në prill të vitit 2000 fitoi Edison Award në Amsterdam. CD-së së vitit 2008 me triot me piano të kompozitorëve Polakë Artur Malawski dhe Krzystof Meyer iu dha Pasticcio Prize nga O1, e cila është radio Austriake e muzikës klasike. Ciklet e viteve të fundit të Altenberg Trio në Musikverein janë dalluar në mënyrë të veçantë. Në 2008-09 dhe 2009-10, me rastin e 20 vjetorit të cikleve të triove në Wiener Musikverein, ansambli prezantoi një shumëllojshmëri veprash për trio me piano prej këtyre dy dekadave, duke ia shtuar ato veprave të Joseph Haydn dhe Antonin Dvorak. Cikli 2010-11 do të fokusojë Parisin dhe mrekullinë e Ars gallica. Një koncert festival me rastin e 125 vjetorit të lindjes së nxënësit të Schonberg-ut, Egon Wellesz, i cili është edhe ura më e rëndësishme njerëzore midis botëve muzikore të Parisit dhe Vjenës, do të shërbejë si hapje e këtij  turneu në Francë.

Nga Julia Vrapi

Last Updated on E Premte, 30 Prill 2010 19:51

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›