E Martë, 3 Nëntor 2026

Perla turistike e Kolonjës/ Sheleguri, atraksioni që tërheq gjithnjë e më shumë turistë

Vetëm 10 minuta larg Leskovikut, Sheleguri është perla turistike e Kolonjës. Fshati, ku së fundmi është investuar së shumti, mes natyrës së paprekur nga dora e njeriut, qetësisë që të fal dhe aktiviteteve të shumta që ofron, është një nga destinacionet më të pëlqyera nga vizitorët shqiptarë e të huaj

“Unë kam filluar ca ditë pushime, pushimet e mia me te bukura mu duken këtu në Sheleguri. Qenka shume mire, shumë pastër shumë bukur. Aq më mirë që ne shqiptarët anojmë nga çmimi, çmimet janë të favorshme për ne. Me tepër këtu ushqimi klima, do kthehem përsëri “, shprehet turisti shqiptar.

“Unë vij nga Brazili, vendosëm të vizitojmë këtë vend të Shqipërisë, kemi ardhur prej 15 vitesh në Shqipëri por këtu natyra është fantastike, ushqimi, çmimet  e njerëzit, e duam Shqipërinë. Kam 10 ditë në Shqipëri por ky është vendi më i bukur që kam parë deri tani, duket magjik, “, shprehet njw turiste e huaj.

” Vij nga Italia, kemi planifikuar një tur në Greqi por kaluam me pare këtu. Ky është vendi më fantastik në Shqipëri, ne na pëlqen shumë, erdhëm thjesht për të parë por mikpritja e njerëzve na mbajti më tepër se aq“, thotë një tjetër turiste e huaj.

Rruga e cila lidh Leskovikun me Ersekën po rikonstruktohet çka pritet të sjellë më tepër turistë në këtë fshat turistik.

Gazetare: Ll. Saro dhe Anisa Kadesha

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›