E Martë, 3 Nëntor 2026

Pemët frutore në Frakull, prodhim i mbarë dhe çmime të favorshme tregu

Fermerët e Frakullës janë bërë të njohur tashmë jo vetëm për frutin e luleshtrydhes por edhe në kultivimin e pemëve frutore si pjeshkë e nektarinë.

Ky muaj shënon periudhën e vjeljes së nektarinës dhe për fermerin nga Frakulla, Nesti Troka  prodhimi është i mbarë dhe çmimet e tregut të favorshme.

Me një sipërfaqe me 350 rrënje nektarina prodhimi i deritanishëm arrin në 17 ton. Kërkesat janë në rritje për këtë frut në treg që kryesisht mbulon tregun e brendshëm.

Ai ka sot 350 rrënjë nektarina ne 7 dynym, të cilat i ka shtuar përgjatë një periudhë 10- vjeçare. Fermeri ka treguar se këtë vit arrin të sigurojë 50 kg për rrënjë.

Gazetare: A. Shyti

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›