Perleshje gjimnazistesh, 3 te plagosur
ELBASAN- Gjimnazistet e dy shkollave te mesme ne fshatrat e Elbasanit, kerkojne te bejne "te fortet", por per pak, perleshja e tyre me thika nuk perfundon ne tragjedi te vertete. Ngjarja eshte shenuar paraditen e djeshme ne fshatin Kuqan dhe bilanci i sherrit masiv ka qene; tre kusherinj te plagosur rende dhe 6 te tjere te ndaluar nga policia vendore per akuzen e "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "mbajtje pa leje te armeve te ftohta". Perleshja mesohet se ka ndodhur jashte territorit te shkollave, por eshte shoqeruar me panik tek nxenesit e tjere, mesuesit dhe banoret. Te plagosurit jane te afermit me inicialet A. S., J. S., dhe A. S., nga mosha 17-18 vjec.
Burime zyrtare te policise, konfirmuan perleshjen me thika mes 9 nxenesve te shkolles se mesme ne fshatin Kuqan dhe atyre te shkolles "Anastas Cakalli", ne periferi te Elbasanit. "Ngjarja e rende ka ndodhur oret e para te mengjesit, ndersa 6 prej tyre kane sulmuar tre nxenes te shkolles tjeter", njoftuan hetuesit. Por shkak mendohet se ka sherbyer "konkurrenca" mes "te forteve" te dy shkollave dhe deshira per lojen e "gangstereve", qe sfidojne njeri-tjetrin. Sipas deshmitareve ne vendngjarje, pas konfrontimit mes paleve ne fshatin Kuqan dhe shkembimit te fyerjeve dhe kercenimeve, kane nisur grushtet dhe shkelmat. Mesohet se disa prej te rinjve te moshes 16-18 vjec, kane pasur me vete edhe arme te ftohta, thika, duke mos nguruar qe t'i perdorin. Per pasoje bilanci ka qene tre te plagosur rende qe u derguan ne spitalin e Elbasanit per mjekim dhe ndodhen ne rrezik per jeten. Te demtuarit sipas policise jane tre kusherinjte me inicialet A. S., J. S., dhe A. S., nga 17-18 vjec. Mjeket thane se te plagosurit kane plage te shumta ne pjeset e qafes, barkut dhe shpatullave, ndersa jane shtruar ne kirurgji, ku po i nenshtrohen edhe nderhyrjes.
Policia ka shkuar ne vendngjarje pas njoftimit per krimin dhe per me teper qe te dyshuarit ishin nxenes shkolle. Nje ore pas perleshjes jane ndaluar ne komisariat 6 te tjeret, me inicialet E. T., A. C., D. T., A. K., V. B., dhe E. K., te moshes 16-18 vjec. Policia e cilesoi shkakun e grindjes si motiv banal dhe se hetimet po vijojne per te zbardhur rrethanat e plota dhe per te nxjerre pergjegjesit.