E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi pas sherrit, kapet ne shtepi i mituri

Shkoder- Kerkohej prej kater muajsh per plagosjen me thike te nje bashkemoshatari ne Shkoder, vihet ne pranga 17-vjecari. Diten e djeshme, policia vendore njoftoi ndalimin e te miturit Besart C., banues ne lagjen "Partizani" te qytetit, ndersa eshte ekzekutuar edhe urdhri i prokurorise ne dem te tij. Ngjarja ka ndodhur me 17 tetor 2009, rreth ores 13:00, ne lagjen "Qemal Stafa", kur pas nje sherri te momentit i mituri ka goditur disa here me thike G. G., banues po ne kete qytet. Pas hetimeve te kryera dhe identifikimit te te dyshuarit, nje dite me pas prokuroria kerkoi ndalimin e adoleshentit per akuzen e "plagosjes me dashje". Kapja e Besart C., u be ne lagjen ku ai banonte, pas informacioneve per kthimin e tij ne banese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›