Permbytjet, grup pune nga Fakulteti i Shkencave te Natyres
Dekanati i Fakultetit te Shkencave te Natyres, ne shenje solidarizimi per pasojat e permbytjes ne veri te vendit shqyrtoi mundesine dhe ngriti nje grup ekspertesh te stafit akademik nga Departamenti i Kimise, Kimise Industriale, Fizikes, Biologjise per ndermarrjen e studimeve te impaktit te permbytjes. Po keshtu keta profesore, do te bejne edhe vleresimin e gjendjes ne te cilen ndodhet kjo zone. Nderkohe qe ne laboratoret e ketij fakulteti mund te kryhen nje sere analizash per sa i perket tokes, ujit etj. Dekanati i Shkencave te Natyres, ka shprehur gatishmerine e bashkepunimit me cdo Institucion Shteteror per inspektim, ekspertize apo studim ne fushat e specialiteteve per rehabilitimin e gjendjes nga permbytja.
Fakulteti i Infermierise: Gati te shkojme ne Shkoder
Ne analize te situates se krijuar ne Veri te vendit, Fakulteti i Infermierise eshte treguar i gatshem te dergoje staf mjekesor ne keto zona, per t'u ardhur ne ndihme banoreve por edhe mjekeve e infermiereve, te cilet jane duke punuar pa pushim gjate ketyre diteve. "Jemi te gatshem te veme ne dispozicion ambientet e fakultetit tone dhe stafin akademik per te zhvilluar mesim per studentet e deges Infermieri ne Shkoder, deri ne normalizimin e situates ne fakultetin e tyre", thuhet ne nje njoftim te ketij dekanati. Nderkohe qe qeveria studentore ka vendosur prane fakultetit kutine e ndihmes ekonomike, si shprehje e solidaritetit me njerezit ne nevoje.