Rasmussen Te shmanget dhuna ne veri

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen do të vizitojë të enjten Kosovën, në përpjekje për të ulur tensionet në pikat kufitare në veri.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Aleancës, Carmen Romero, e cila ka deklaruar se Rasmussen do të takohet me kryeministrin Hashim Thaci, zëvendëskryeministrin serb Sllobodan Petrovic dhe ministrin e FSK-së, Agim Ceku.
“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të kërkojë që të gjitha palët të bashkëpunojnë, të ruajnë dialogun konstruktiv dhe të shmangin dhunën”, ka deklaruar zëdhënësja.
Ndërkohë, pas takimeve me autoritetet kosovare, Rasmussen do të takohet edhe me komandantin e ri të trupave të KFOR-it, gjeneralin Erhard Drews.
Njoftimi i qeverisë kosovare për zbatimin e planit për shtrirjen e autoritetit në veri ka bërë që në këtë zonë të Kosovës të lindin tensionet.
Në disa zona në veri të Mitrovicës, kryesisht në lagjen e boshnjakëve, ka lëvizje të banorëve serbë, të cilët kanë vendosur disa pengesa.
Plani operacional i Prishtinës zyrtare është përgatitur në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in dhe ka marrë mbështetjen e SHBA, Britanisë dhe Francës.
Ambasadori amerikan Christopher Dell e shprehu qëndrimin e tij pro operacionit të hënën, ndërsa ai francez Francois Fitou dhe ai britanik Jan Cliff u prononcuan të mërkurën, në takimet me zëvendëskryeministrat kosovarë Hajredin Kuci dhe Edita Tahiri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Egjipt, Hoxhaj takon përfaqësues të KKT
Gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me përfaqësues të Këshillit Tranzitor të Libisë. LDK: Katrahurë me politikën e jashtme
LDK ka adresuar sot një seri kritikash ndaj qeverisë kosovare, e cila sipas saj po dëmton imazhin e Kosovës dhe procesin e njohjeve me papërgjegjshmërinë e saj. Thaci: Plani për veriun nuk mund të pengohet
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar se të premten do të nisin veprimet e Qeverisë së Kosovës të koordinuara me faktorin ndërkombëtar për vënien e kontrollit të plotë në pikat kufitare 1 dhe 31, ndërsa ka thënë se këto veprime nuk do të mund të pengohen në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim nga strukturat kriminale, të organizuara nga Beogradi zyrtar. Mitrovicë, serbët kërcënojnë me bllokime rrugësh
Finalizimi i marrëveshjes për të rivënë në funksionim dy pikat kufitare në veri të Mitrovicës, duket se ka acaruar edhe më tepër serbët e Kosovës.
Nigeri, përplasje për Kosovën
Autoritete të larta të shtetit të Nigerisë janë përplasur për Kosovën. Dikush do ta njohë Kosovën shtet, dikush jo.
Lajmet kryesore
Greqia vonoi NATO-n
Vuri kusht “varrezat” dhe “detin”
Biznesi ankohet për referencën
Arvizu: Atentati ndaj Konomit, i tmerrshëm
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse