Perleshje me thika, dy te plagosur
KUCOVE- Sherri mes kater te rinjve ne lokal perfundon me dy te plagosur dhe dy te tjere ne kerkim. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnates se diel, ne fshatin Perondi te Kucoves, ku nje grindje per motive te dobeta e lindur dy jave me pare, ka sjelle venien ne perdorim te thikave. Burime nga vendi i ngjarjes bene me dije se Eljan Shurdha, Florjan Kondi dhe Pabjol Gode jane perfshire ne nje grindje, kurse nje person i katert ka perfituar duke u larguar nga vendngjarja. Shurdha dhe Kondi, 23 dhe 24 vjec, mesohet se ndodheshin se bashku ne nje lokal ne qender te fshatit, nderkohe qe jane grindur me 29 vjecarin Gode. Ky i fundit, se bashku me nje shokun e tij, ende i paidentifikuar, jane arratisur. Shurdha e Kondi, 23 dhe 24 vjec, mesohet se ndodheshin se bashku ne nje lokal ne qender te fshatit, nderkohe qe jane grindur me 29 vjecarin Gode. Ky i fundit se bashku me nje shokun e tij, ende i paindentifikuar nga policia, mesohet se kane hyre ne lokalin ku ndodheshin dy te rinjte dhe pasi kane debatuar me njeri-tjetrin, kane perfunduar ne perdorimin e mjeteve te mprehta. Si pasoje mesohet te kene mbetur te plagosur Shurdha dhe Kondi. Burime prane repartit te kirurgjise bejne me dije se dy te rinjte jane paraqitur me plage te shkaktuara nga thika, por jane jashte rrezikut per jeten. Sipas policise, 29 vjecari Gode eshte indentifikuar si nje prej autoreve te kesaj ngjarje, i cili eshte shpallur ne kerkim. Po keto burime saktesojne se ne lidhje me ngjarjen qe dyshohet te kete ndodhur si pasoje e nje grindje te ndodhur dy jave me pare mes te rinjve, ndersa jane shoqeruar ne komisariat disa persona, qe me pas jane lene te lire. Mes te pyeturve ka qene edhe pronari i lokalit, i cili eshte perpjekur te qetesoje te rinjte. Shkak i konfliktit mes paleve mendohet nje fyerje, qe me pas ka degjeneruar deri ne konfrontime fizike.
E.Hazizolli
E.Hazizolli