E ze gjumi ne timon, vdes pasagjerja, plagosen 3 te tjere
Lushnje- Pagjumesia dyshohet te jete bere shkak i aksidentit te rende qe ndodhi mengjesin e djeshem ne Lushnje, ku vdiq nje 21-vjecare dhe u plagosen tre persona te tjere. Ngjarja ndodhi ne aksin Lushnje-Durres, ne afersi te fshatit Konjat. Sipas burimeve policore, mesohet se nje automjet tip "Benz", me targa te Tiranes, qe drejtohej nga Harillaq Kaleshi, 35 vjec, ka pasur pasagjere edhe tre persona te tjere te aferm te tij. Ata kishin qene ne nje gezim familjar, dasme, ne Gjirokaster dhe ishin nisur ne mengjes heret per t'u kthyer prane familjeve te tyre ne Tirane. Rreth ores 09:45, ne afersi te fshatit Konjat, automjeti ka dale nga kontrolli, duke perfunduar jashte autostrades dhe eshte perplasur me betonet anash rruges. Per pasoje jane plagosur tre pasagjeret dhe ka vdekur Entela Miloku, 21 vjece. Burimet zyrtare pohuan per gazeten "KJ" se shkaku i ketij aksidenti ka qene pergjumja e drejtuesit te mjetit, i cili ka mbetur edhe vete i plagosur. Viktima eshte derguar ne morgun e spitalit Lushnje, per t'u terhequr disa ore me pas prej familjarve, nderkohe qe te plagosurit e tjere kane marre ndihmen mjekesore dhe jane drejtuar per ne familjet e tyre. Policia nisi hetimet duke marre ne pyetje te lenduarit me lehte dhe konkludoi se shkak i aksidentit eshte bere pagjumesia e shoferit.
Xh.Beharaj
Viktima
Entela Miloku, 21 vjece
Te plagosur
Arjola Kleshi, 20 vjece
Ilir Kaleshi, 18 vjec
Harillaq Kaleshi, 35 vjec
Xh.Beharaj
Viktima
Entela Miloku, 21 vjece
Te plagosur
Arjola Kleshi, 20 vjece
Ilir Kaleshi, 18 vjec
Harillaq Kaleshi, 35 vjec