Përleshje mes imigrantëve në Athinë
Nga Express më 09 prill 2011 në ora 19:16
Një grup romësh nga Shqipëria janë përleshur me disa pakistanezë në vendin e quajtur Ano Liosia, në Athinë.
Dy pakistanezë u vranë dhe tre të tjerë u dërguan në spital të plagosur.
Përleshja e përgjakshme filloi kur dy grupet rivalizuan për zonën ku ndodhej skrapi, me qëllim për të mbledhur sa më shumë.
Një rom nga Shqipëria qëlloi me pushkë kundër pakistanezëve, duke të vrarë dy prej tyre dhe duke plagosur 3 të tjerë.
Më pas romët u tërhoqën për t’u fshehur në kampin e tyre që ndodhej shumë pranë fushës së mbeturinave.
Në shenjë hakmarrje për vrasjet, pakistanezët i vunë zjarrin kampit të romëve, duke e djegur plotësisht.