Polakët vizitojnë vendin ku u rrëzua aeroplani presidencial

Zonja e parë e Polonisë Ana Komorovska, ka udhëhequr sot dhjetra familje, të cilat kanë vizituar vendin ku u rrëzua aeroplani presidencial një vit më parë.
Dyzet familje të 96 viktimave udhëtuan me autobusë nga Moska në Smolensk për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore.
Në 10 prill, 2010, katastrofa e aeroplanit i mori jetën presidentit Leh kaçinski, ministrave dhe komandantëve të ushtrisë, të cilët udhëtonin në fshatin e afërt Katin, ku dhjetëra mijëra oficerë polakë u masakruan në fillim të Luftës së Dytë Botërore.