E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota e urren Chelsean

Nga Express më 09 prill 2011 në ora 12:09

John Terry ka theksuar se humbja e fundit e Chelseas në Ligën e Kampionëve dëshmon se bota është kundër tyre në synimet për të fituar trofeun më të rëndësishëm të klubeve evropiane.

Chelsea u mposht 1-0 në shtëpi nga Manchester United në ndeshjen e parë çerekfinale, por atyre iu mohua ajo që u duk se ishte penallti e pastër në minutat shtesë në Stamford Bridge.

Vendimi ishte më i riu në listën tashmë të gjatë kundër Chelseas gjatë përpjekjeve të tyre të pasuksesshme shtatëvjeçare për të fituar Ligën e Kampionëve, prej kur Roman Abramovich bleu klubin. Dhe, kjo ka bindur kapitenin Terry se ka diçka më tepër që i pengon ata në realizimin e ëndrrës.

“U kam thënë djelmoshave pas ndeshjes se jemi ne kundër të gjithëve. Mendoj se kjo është e qartë nëse shikoni atë që ka ndodhur në vitet e fundit. Vetëm ne mund ta ndryshojmë këtë në fushën e futbollit dhe nuk duhet të presim asgjë nga askush. Asgjë nuk ju jepet në pjatë dhe sigurisht nuk do të ndodhë në këtë garë”, tha ai.

Terry e kafshon gjuhën sa i përket zgjerimit të brengave të tij nga frika e pasojave të mëpasshme. “Nuk mund të flasim sinqerisht sepse rrezikojmë të dënohemi për ndeshjen e ardhshme. Nuk është hera e parë që ndodhi, por kudo tjetër në botë, Old Trafford, Nou Camp, Bernabeu, ajo është penallti”, përfundoi Terry.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›