Perleshje mes minoritareve, 2 vellezer plagosin 29-vjecarin
Gjirokaster- Sherri mes minoritareve perfundon ne perleshje te dhunshme dhe me nje te plagosur. Dy vellezer kane rrahur nje bashkefshatarin e tyre ne Valare te Gjirokastres, ndersa sulmuan edhe uniformat blu gjate aksionit per ndalimin ne vendngjarje. Shkak per sherrin jane bere motivet e dobeta, por nuk u dhane hollesi per rrethanat. I demtuari, Dhimitraq Tore, mengjesin e djeshem ishte nisur se bashku me familjen me makinen e tij drejt Greqise dhe ne afersi te kufirit i eshte prere rruga nga vellezerit Ngjelina. Policia tha se ndaloi te dyshuarit Miklovan dhe Lordjan Ngjelina per "plagosje me dashje ne bashkepunim", kurse i demtuari ndodhet ne spital, jashte rrezikut per jeten.
Rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem, Komisariati Gjirokaster eshte njoftuar se ne fshatin Valare te komunes Lunxheri po ndodhte nje perleshje. Dhimitraq Tore, 29-vjec, banues ne Nukove, drejtonte automjetin tip "Mitsubishi", me targa greke ZIM 6088 dhe levizte ne drejtim te Greqise se bashku me familjen e vet, kur ne Valare ka debatuar me Miklovan Ngjelinen, 24-vjec, per motive te dobeta. Ne mosmarreveshje e siper debati kalon ne fyerje e ofendime te ndersjellta. Me pas aty eshte gjendur edhe vellai i tij Lordjan Ngjelina, duke goditur me grushte dhe sende te forta Toren. Ky i fundit nuk ka pasur asnje mundesi reagimi pasi eshte zene ne befasi. Ngjarja ka terrorizuar familjen e te demtuarit, gruan dhe femijet, ndersa deshmitaret njoftuan menjehere uniformat blu te komisariatit.
Pas nderhyrjes se policise, i demtuari eshte derguar ne spitalin e Gjirokastres per te marre ndihmen e pare mjekesore. Kurse te dyshuarit Miklovan dhe Lordjan Ngjelina, kane kundershtuar me dhune punonjesit e policise se grupit te gatshem, me qellim shmangien e shoqerimit te tyre per ne polici. Eshte dashur mberritja e perforcimeve nga komisariati, per te ndaluar te rinjte me force dhe izoluar ne paraburgim. Dy vellezerit kane pretenduar se ishin fyer nga Tore teksa ky kalonte ne fshatin e tyre dhe ky ka qene shkaku i perleshjes. Por i demtuari ka mohuar qe te kishte fyer dy vellezerit, duke i thene policise se u sulmua pa te drejte.