E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja per hakmarrje, asnje i ndaluar

Lezhe- Policia e Lezhes nuk ka mundur te vere ne pranga 24 ore pas krimit te dyshuarin per vrasjen e Gjon Pervathit ne fshatin Marati. Megjithese bene shpalljen e tij ne kerkim per ekzekutimin e 42-vjecarit mesditen e se shtunes ne rrugen kryesore te fshatit, uniformat blu jane mjaftuar vetem me shoqerime dhe kontrolle banesash. Burime zyrtare thane se shkak per krimin eshte bere konflikti i vjeter i pronesise, kurse viktima, Gjon Pervathi sapo kishte dale nga burgu, ku ishte denuar 2 vjet izolim po per nje vrasje disa vjet me pare. Duket se familja e viktimes i eshte kthyer historise se hakmarrjes duke vrare 42-vjecarin dhe pak ore me pas gruaja e te ndjerit, Martine Pervathi, eshte vetehelmuar me fostoksine, duke lene 4 femije jetime.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›