E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Gjermani

Berlin - Manifestimet në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve degjeneruan në akte dhune në Berlin dhe Hamburg. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se nga këto përleshje janë plagosur me dhjetëra policë.

Në Berlin janë plagosur 29 efektivë të policisë, ndërkohë që janë arrestuar edhe 12 manifestues. Rreth 200 protestues me slogane antikapitaliste sulmuan policinë me shishe, gurë dhe mjete të forta në distriktin lindor Friedrichshain. Protestuesit sulmuan me mjete të forta tramvajet dhe disa makina të parkuara.

Kriza ekonomike globale pritet të nxisë një pjesëmarrje shumë më të madhe në manifestimet e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, që tradicionalisht përkujtohet me protesta të sindikatave të punëtorëve në shumë qytete evropiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›