PD-PLL-PBK-PBI, në zgjedhje
Tiranë -Partia Demokratike ka nënshkruar sot tre marrëveshje elektorale ,e partitë e spektrit të djathtë. Kështu, së bashku në zgjedhje, PD-ja do të ketë përkrah edhe partinë e Ekrem Spahisë, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partinë e Ballit Kombëtar si dhe ma Partinë për Drejtësi dhe Integrim (PDI), me në krye Tahir Muhedini. Duke folur për marrëveshjet e arritur, kryeministri Berisha tha se këto parti kanë në planet e tyre ide të së djathtës, duke i cilësuar shumë prej aleat tradicional. Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë nënshkroi sot marrëveshjen elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit me Kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Integrim (PDI), zotin Tahir Muhedini.
“Sot, firmosim një marrëveshje me një parti, elektorati i së cilës, në mençurinë më të madhe, vendosmërinë më të plotë, që nga dita e parë e themelimit të PD-së, ka votuar vetëm djathtas. Kjo parti është përfaqësuese në tërësi e komunitetit çam, pjesës së martirizuar të kombit, me historinë ndër më të dhimbshmet, që nga vitet '18 e deri më sot. Një komunitet fisnik, me kontribute të mëdha cilësore në historinë e kombit, një komunitet, i cili u spastrua me akuzat fallco, që nuk bashkëpunoi me nazistët, por luftoi me vendosmëri të madhe, që nga bandat e Zorbës u përzu nga vatrat e tyre dhe erdhi në Shqipëri. Ai rinisi jetën në kushtet më të vështira, nën një regjim që shihte me dyshim çdo çam, sepse problemi i tij ishin kosovarët, çamët edhe minoritarët deri në një masë. Këta ishin tre grupimet që duhej vendosur lupa mbi ta. Ai priti me padurim përmbysjen e diktaturës, pasi iu nënshtrua gjyqeve të pafundme, farsave gjyqësore politike, me të cilat regjimi i eliminoi dhe bëri gjahun e çamëve”-theksoi kryeministri pas nënshkrimit të marrëveshjes me PDI-në.