E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, PS:Apel qytetarëve

Tiranë - Partia Socialiste i bëri thirrje sot qytetarëve shqiptarë të aplikojnë për kartat e identitetit. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, i bëri thirrje të premten gjatë një konference për shtyp të gjithë qytetarëve shqiptarë "të aplikojnë për karta identiteti, veçanërisht atyre pa pasaportë, pasi pas 28 qershorit do t’i rimbursojmë të gjithë shqiptarët".

"PS i bën thirrje gjithashtu të gjithë mekanizmave të përfshirë në këtë proces, që nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe njësive përkatëse të saj në çdo bashki dhe komunë të vendit , që të mos vonohet dhe pengohet ky proces, që çdo qytetar të pajiset me kartë identiteti në mënyrë që të ketë një proces ligjor zgjedhor", tha Islami.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›