Kapet rreth 700 kg kanabis, pranga nje trafikanti
SARANDE-Rreth 676 kg kanabis sativa janë sekuestruar dje në mbrëmje në gjirin e Bunecit, Sarandë nga një operacion antidrogë i policisë. Droga do të trafikohej për në Greqi nga disa persona, një prej të cilëve është identifikuar dhe arrestuar trasnportuesi. Trafiku u pikas nga pajisjet dixhitale që survejojnë ujrat detare
Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj konfirmoi sot paradite për mediat se pajisjet dixhitale shumë moderne që janë instaluar së fundi në survejimin e gjireve detare ku është dyshuar gjithmonë se trafikohej drogë, mbrëmjen e djeshme pikasën një mjet të dyshimtë në det që ishte drejtuar nga toka. “Nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare në Durrës, e pajisur me aparatura dixhitale, e inauguruar kohët e fundit, mbrëmë u dha rezultati i parë. Në orët e vona të ditës së djeshme, datë 12.03.2010, prej saj, u bë i mundur identifikimi i një mjeti lundrues, skaf, i cili po tentonte të vinte nga ishujt në veri të Korfuzit në drejtim të brigjeve shqiptare”.
Burgaj theksoi se menjëherë u lajmërua policia e Sarandës, e Durrësit dhe ajo e Tiranës që në shpejtësi kanë mbërritur në vednin e ngjarjes. Operacioni u finalizua me gjetjen e lëndës narkotike të bërë gati për trafik nëpërmjet detit. “Mbrëmë rreth orës 22.15, në vendin e quajtur plazhi i Bunecit, Sarandë, u bë i mundur sekuestrimi i një sasie prej rreth prej 676,25 kg lende narkotike e llojit cannabis sattiva. Kjo sasi lëndë narkotike është gjetur e sistemuar në 18 (tetëmbëdhjetë) çanta sportive në një automjet tip Benz furgon..
Burgajt theksoi se automjet i përket shtetasit Kledjan Koka 31vjec, lindur ne ë Progonat, Tepelenë e banues në Sarandë, i dënuar më parë në shtetin grek me 4.5 vjet burg për trafik të narkotikëve. “Makina drejtohej nga Kledjan Koka që është dënuar më parë me 5 vjet burg për trafikimin e lëndëve narkotike". Dyshohet se personi është larguar pasi është sinjalizuar për mbërritjen e policisë, por pas disa ore kerkimesh u arrestua ne Piqeras te Sarandes. Me anë të Kokes, policia shpreson të zbardhë dhe emrat e të tjerë personave të implikuar në këtë trafik, qe po zhvillohej ne zone nga toka ne det.
Gjatë këtij viti, policia e Sarandës ka bllokuar në territorin e saj administrativ mbi 2 ton lëndë narkotike dhe ka ndaluar 2 autorë.
(d.b/BalkanWeb)