Franca në kërkim të Presidentit, nis zyrtarisht fushata
Ka filluar sot fushata zyrtare për zgjedhjet presidenciale më 22 prill në Francë, por presidenti aktual, Nikolas Sarkozy dhe socialistit Francoise Hollande po përgatiten të masin forcat edhe në raundin e dytë. Kjo fazë e fushatës elektorale do të përfundojë më 21 prill, të shtunën në mesnatë. Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, francezët do të mund të zgjedhin mes 10 kandidatëve, ku favorit mbetet Sarkozy dhe Hollande. E krahas faktit që iu drejtohen ithtarëve të vet, kandidatët për president në Francë kanë të drejtë t`iu drejtohen edhe ithtarëve nga partitë e tjera, prandaj Sarkozy zgjodhi ata të Fronit Kombëtar. Krahas vlerësimeve të instituteve për hulumtimin e opinionit publik që në zgjedhjet e sivjetshme do të ketë abstenim rekord të qytetarëve, dalja në zgjedhje megjithatë nuk pritët të jetë e ulët. Instituti “Insee” njoftoi se gati 45 milionë votues janë regjistruar në listën zgjedhore gjatë vitit 2011.