Përleshje në Kaliforni

500 protestues hodhën gurë, thyen dritare e vitrina dhe dogjën një makinë policie, ndërsa 250 policë qëlluan me plumba gome dhe gaz lotsjellës.
Përleshjet me policinë zgjatën rreth 7 orë, ndërsa 24 protestues u arrestuan. Situata u përshkallëzua kur para ndërtesës së bashkisë anëtarët e këshillit bashkiak votuan unanimisht për hetimin e incidenteve.
“Departamenti i Policisë së Los Angelosit është totalisht jashtë kontrollit. Policët duhet të na mbrojnë, të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të vrasin”, tha për Los Angelos Times një protestues.
Viktima e parë Manuel Diaz u qëllua për vdekje të shtunën, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, e hodhi diçka mbi çatinë e një ndërtese, që mund të ketë qenë një pako me heroinë, por policët menduan që ishte armë. Diaz u qëllua në këmbë dhe në kokë. Familja e tij ka ngritur padi ndaj policisë dhe kërkon një dëmshpërblim.
Vrasja e dytë ndodhi të dielën, kur forcat e rendit ju vunë pas një të dyshuari për anëtar bandash kriminale me një makinë të vjedhur, i cili hapi zjarr ndaj një polici, që u kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë duke e lënë të vdekur në vend.