E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asllani e nisë me fiotre në Olimpiadë

Kosovare Asllani ka debutuar në ngjarjen më të madhe sportive në glob, siç është Olimpiada.

Të mërkurën mbrëma, futbollistja kosovare debutoi në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’ në ndeshjen ndërmjet Suedisë – ngjyrat e së cilës i mbron ajo – dhe Afrikës së Jugut. Këtë takim e fitoi me lehtësi ekipi i Kosovare Asllanit me rezultat të thellë 4:1 – në kuadër të Grupit F.

Asllani ka luajtur në shtatëmbëdhjetë minutat e fundit të këtij takimi, ngase ajo është inkuadruar në lojë në minutën e 73-të në vend të njërës prej sulmueseve më të mira në botë, Lotta Shelin.

Shelin i realizoi dy gola në këtë takim, derisa nga një gol tjetër e kanë shënuar Fischer dhe Dahlqvist.

Me këtë fitore Suedia është radhitur e para në Grupin F me tri pikë, sa ka edhe Japonia në vendin e dytë, kurse në dy pozitat e fundit, pa pikë të fituara, janë Kanada dhe Afrika e Jugut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›