Përleshje në fabrikën kineze, Apple pezullon prodhimin
Gjigandi Apple, ka pezulluar prodhimin të produkteve të saj, pasi rreth 2 mijë punëtorë janë përfshirë në një përleshje të dielën në mbrëmje në një fabrikë kineze që prodhon produkte për kompaninë Apple.
Rreth 5 mijë policë thuhet se janë dërguar në fabrikën Foxconn në qytetin verior kinez të Taijuanit, për të hetuar mbi incidentin.
Ende nuk dihen shkaqet e përleshjes, ndërkohë që është dashur rreth 4 orë për të vënë situatën nën kontroll.
Ndërkohë, nuk është qartësuar nëse versioni i ri iPhone 5, prodhohet në fabrikën në Taijuan. Foxconn gjithashtu prodhon produkte për Microsoft dhe Heëlett-Packard.
(e.m/BalkanWeb)