Shtyhen regjistrimet në universitete, sot afati i fundit

Ministria e Arsimit ka shtyrë afatin e regjistrimeve në universitete për fituesit e maturës shtetërore. Kjo për faktin se në ditën e fundit, që ishte 23 shtator, 7 mijë maturanët ishin të paregjistruar. Kjo e detyroi ministrinë t`u jepte dhe një shans të fundit kandidatet për 24 orë për të kryer këtë proces.
Në ditën e fundit, ministria apelon që fituesit të regjistrohen online dhe vetëm në rast të gabimeve të të dhënave apo mos pasjes së aksesit në këtë ëebsite duhet ti drejtohen sekretarive të fakultetit.
Të dhënat e fundit tregojnë se në rang vendi, përfshirë edhe ditën e djeshme, janë regjistruar gjithsej 21.000 studentë dhe kanë mbetur jashtë 6 mijë të tjerë.
Pritet gjatë ditës së sotme kryerja e regjistrimeve për të parë edhe hapësirat boshe nga ku do të përftitojnë edhe kandidatët e tjerë për studentët.