E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Bjellorusi, asnjë përfaqësues i opozitës

Asnjë përfaqësues i opozitës politike në Bjellorusi nuk është zgjedhur në parlament në zgjedhjet legjislative të së dielës. Ky kontstatim bazohet në rezultatet paraprake të dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili raporton se 109 deputetë u zgjodhën me shumicë të qartë. Një vend do të kontestohet në raundin e dytë, pasi asnjë kandidat nuk ka siguruar votat e nevojshme prej 50 për qind.
Parlamenti i ri do të përfshijë tre deputetë nga Partia Komuniste e Bjellorusisë dhe një nga Partia Agrare, parti të cilat udhëhoqën një platformë në mbështetje të presidentit Aleksandër Lukashenko.
 

Shumica e partive opozitare tërhoqën kandidatët e tyre dhe i bënë thirrje votuesve që të qëndronin larg nga qendrat e votimit. Zyrtarisht, pjesëmarrja ishte 74.3 për qind, bëri me dije Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë kishte dërguar rreth 300 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet ne Bjellorusi.

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko po paralajmëron opozitën që të mos marshojë kundër zgjedhjeve parlamentare të së dielës, të cilësuara nga kundërshtarët si mashtrim. Lukashenko e cilësoi opozitën “frikacake” dhe se nuk ka asgjë për t`u thnë njerëzve. Lukashenko, tha për gazetarët pas hedhjes së votës së tij në Minsk, se vëzhguesit ndërkombëtarë duhet “të mësojnë të organizojnë zgjedhje ashtu si janë bërë në Bjellorusi, të hapura dhe të ndershme.”. Ai tha gjithashtu tha se shpreson për marrëdhënie më të mira me Perëndimin pas zgjedhjeve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›