E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat debati trasferohet ne Kuvend

Deputetet Bare dhe Beqja kerkojne hartimin e nje strategjie per trajtimin e plehrave te vendit dhe ndalimin e importit


Zv/ministri Bino Kemi permbushur nje detyrim ndaj organizatave dhe marreveshjeve qe kemi nenshkruar


TIRAN- Debatet mbi importin e plehrave ne vend kane zbritur edhe ne Kuvend. Deputetet kane shfrytezuar pranine e zevendesministrit te Mjedisit Taulant Bino ne Komisionin per Veprimtarine Prodhuese i cili vijon me shqyrtimin e buxhetit 2011 per te shtruar edhe nje here shqetesimin per dy vendimet me te fundit te qeverise te cilet sipas tyre stimulojne importin e mbeturinave ne Shqiperi.


eputetet socialiste Ilir Beqja dhe Besnik Bare kane kerkuar hartimin e nje strategjie te posacme nga qeveria per trajtimin e mbetjeve e cila do te ishte edhe ne sherbim te industrise se riciklimit si dhe do te nderpriste sjelljen e mbeturinave te shteteve ne tjera ne Shqiperi.


Madje Beqja shkoi edhe me tej duke deklaruar se masat qe po merr qeveria jane ne sherbim te nje biznesi sic eshte industria ricikluese i cili e ka mbeshtetur planin e tij te zhvillimit tek importi i lendes se pare dhe jo tek trajtimi i mbetjeve qe prodhohen ne qytetet dhe fshatrat e vendit.


Me vendimet e fundit duket sikur qeveria po i lehteson biznesin disa kompanive te cilat e kane bazuar planin e tyre tek importi i plehrave nderkombetare dhe jo ne trajtimin e mbeturinave ne vend. Nuk mund te vazhdohet keshtu duhet bere nje strategji per trajtimin e mbeturinave - tha ai.


Duke iu pergjigjur shqetesimit te deputetit Bino shpjegoi se qeveria se shpejti ka gati nismat ligjore per trajtimin e mbetjeve ndersa theksoi se me vendimet e fundit jane permbushur disa detyrime qe vendi yne kishte ndaj strukturave nderkombetare me te cilat ka lidhur marreveshje.


Vendimin per miratimin e listes se mbetjeve qe lejohet te importohen ne vend qeveria deklaroi se e kishte marre konform Konventes se Bazelit qe ka te beje me menyren e trajtimit te mbeturinave. Edhe heqjen e tarifes doganore per disa lloje mbeturinash te tjera ekzekutivi e justifikoi me detyrimet qe rrjedhin per Shqiperine nga marreveshja me Organizaten Boterore te Tregtise.


Pjese e diskutimit per plehrat u be edhe deputeti Besnik Bare i cili permendi reduktimin qe i jane bere fondit per monitorimin e situates se ndotjes ne vend. Perderisa ne nuk kemi nje strategji per riciklimin e mbeturinave tona kane per te na ardhur plehra nga jashte.


Per aq kohe sa do te lejojme te futen ne vend mbetje te konsiderueshme akumulatoresh te cilet permbajne plumb ne do te vazhdojme te merremi me trajtimin e zonave te ndotura - tha Bare.


Gjithashtu ai u ndal tek vendimi per heqjen e tarifes doganore per mbeturinat duke theksuar se ka shtete te cilat kane me kollaj mbulimin e kostos se transportit te plehrave duke i derguar deri ne dyert e fabrikave shqiptare vetem qe te shmangin koston e trajtimit ne vendet e tyre.


Dy vendimet e fundit te qeverise per mbeturinat jane shoqeruar me shqetesim nga shoqatat ambientaliste te cilat paralajmerojne kthimin e Shqiperise ne nje kosh te madh plehrash nese do te vijohet me zbatimin e tyre. Ne lidhje me kete shoqatat organizuan nje proteste para Kryeministrise duke kerkuar mos lejimin e futjes se mbeturinave nga shtetet e tjera ne Shqiperi.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›