Përleshje në parlamentin ukrainas, shkak bëhet ligji për përdorimin e gjuhës ruse

Presidenti filorus, Janukoviç, mbështet projektligjin, por opozitarët “pro” perëndimorë e cilësojnë si cenim të sovranitetit shtetëror
Përleshjet në parlamentin ukrainas nuk janë të rralla, mirëpo ai i se enjtes ka dërguar ligjvënës të lënduar në spital. Besnikët e presidentit, Viktor Janukoviçit u përleshën me ligjvënësit e opozitës në lidhje me përdorimin e gjuhës ruse si gjuhë zyrtare në rajonin lindor kryesisht rusisht folës. Presidenti Janukoviç pro-rus mbështet projekt-ligjin, por ligjvënësit pro-perëndimorë të opozitës thonë se kjo kërcënon pavarësinë e Ukrainës nga Rusia. Një ligjvënës i opozitës Mykola Petruk, u dërgua në spital pasi u godit në kokë.
Thuhet se opozita ka kërkuar hetimin në lidhje me rrahjen, e cilat ka theksuar ndarjen e vendit, mes rajoneve lindore e jugore kryesisht rusisht folëse dhe rajonit perëndimor ku mbizotëron gjuha ukrainase. Ligjvënësit ukrainas janë përleshur shpesh në parlament, ku një luftë e ashpër në vitin 2010 ka dërguar të paktën 6 deputetë në spital të cilët u sulmuan nga përkrahësit e presidentin Janukovic me karrige.