E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje para KQZ-se. Nje polic ne spitalin ushtarak

Dita e enjte ka nisur sërish me një situatë të tensionuar jashtë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kur dhe brenda në ambientet e KQZ-së ka filluar mbledhja për hapjen e kutive të tjera, të ardhura nga KZAZ-të e Tiranës. 

Ashtu si një ditë më parë, deputetë të PS-së të mbështetur nga simpatizantë kanë tentuar disa herë duke shtyrë kordonët e gjatë të policisë, me qëllim futjen në ambientet ku po zhvillohej mbledhja.

Situata e tensionuar dhe grumbullimi i njerëzve para KQZ-së ka vazhduar deri në orën 14.30 minuta, pasi më pas ata janë larguar të shoqëruar edhe nga deputetët. Aktualisht në KQZ vazhdojnë të qëndrojnë në gadishmëri forca të shumta të policisë.

Elira Sulejmani

Azhornuar së fundi ( e enjte , 19 maj 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›