E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje per PTK-ne. Punetoret kunder privatizimit

Përleshje të dhunshme u shënuan në Prishtinë mes forcave të policisë dhe punëtorëve të Postë Telekomunikacionit të Kosovës, të cilët tentuan të shpërthejnë rrethimin e Parlamentit, pasi deputetët miratuan buxhetin e vitit 2011 që i hap rrugë privatizimit të ndërmarrjes së tyre.

Disa dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar për shkak edhe të gazit lotsjellës të përdorur. Pas kësaj ngjarjeje, kryeparlamentari Jakup Krasniqi është detyruar të presë një përfaqësi të sindikatës së punëtorëve të PTK-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›