Ndihme nga danezet Mediu ne Danimarke per mjedisin

Trajtimi i ujërave dhe mbetjeve në vendin tonë kanë qenë në qendër të diskutimeve të ministrit të mjedisit Fatmir Mediu me homologen e tij daneze, zonjën Alleman gjatë një vizite në Danimarkë. Ministri Mediu duke iu referuar përvojës që ka Danimarka në trajtimin e çështjeve mjedisore i ka kërkuar homologes së tij asistencë për zgjidhjen e problemit të trajtimit të ujërave, të mbetjeve apo ndërhyrjet që duhen bërë në hot spotet e vendit.
“Problemi i parë është trajtimi i mbetjeve për të marrë eksperiencën e tyre dhe për të bashkëpunuar në këtë fushë dhe e dyta, sidomos trajtimi i ujërave dhe pikërisht përpunimi u ujërave, ndotjes së tyre që është po ashtu një problem mjaft i rëndësishëm. Elementi i dytë shumë i rëndësishëm është bashkëpunimi me ministrinë Europiane të Mjedisit, ku ne jemi të detyruar të bëjmë raportimet, por edhe për të kuptuar më drejtpërdrejtë përgjegjësitë, sidomos për implementimin e plotë të direktivave të cilat kanë një kosto dhe sa më drejtë t’i implementojmë dhe sa më shpejt në kohë, kjo kosto do të jetë më e vogël”- tha ministri Mediu.
Ministrja daneze është shprehur ndërkohë e gatshme për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Gjatë vizitës në Danimarkë, ministri Mediu ka zhvilluar edhe një sërë takimesh në Agjencinë e Mjedisit të Kopenhagenit si dhe në Qendrën e të Mjedisit.
Edlira Sulejmani