E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Qeveria jonë, qeveri e fjalës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur sot mbledhjen përbyllëse të Qeverisë për vitin 2011-të.
 

Ai shfrytëzoi këtë mbledhje për të lavdëruar punën e tij dhe të ministrave të kabinetit të tij, duke i cilësuar “ekipin më kredibil në historinë e institucioneve të Kosovës”.
 

Sipas Thaçit, Qeveria e Kosovës është ajo që e ka “respektuar vullnetin e popullit” dhe që vazhdon t’i qëndroj besnike partneritetit me BE-në dhe SHBA-në.
 

“Kjo qeverisje ka treguar se e mban fjalën”, ka thënë Thaçi, duke përmendur rritjen e pagave për punonjësit e administratës.
 

Ndër sukseset e Qeverisë, Thaçi ka përmendur edhe aksionin e 25 korrikut të policisë së Kosovës në veri të vendit, negociatat me Serbinë, si dhe ofertën konkrete nga BE-në për dialogun e liberalizimit të vizave.
 

Ndër të tjera Kryeministri i Kosovës tha se në vitin 2012-të pavarësinë e Kosovës do ta njohin edhe 5 shtete tjera të BE-së, ndërsa këtë vit e ka karakterizuar si vit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›