Bosnje, tetë myslimanë akuzohen për krime lufte

Tetë persona të besimit myslimanë në Bosnje janë akuzuar sot për krime lufte, për shkak të përfshirjes në ndalimin e qindra civilëve dhe të burgosurve të luftës në tre llogore afër Sarajevës, gjatë luftës të 1992-1995.
Të tetë shtetasit, ish politikanë e ish zyrtarë të ushtrisë dhe policisë në komunat e Haxhiqit dhe Tarqinit, akuzohen për krime lufte kundër civilëve dhe robërve të luftës, ka njoftuar prokuroria.
Ata thuhet se kanë kryer krimet në periudhën nga maji i 1992 deri në janar të vitit 1996.
Gjatë kësaj periudhe mijëra serbë dhe kroatë të Bosnjes janë mbajtur në tre llogore.