Shtate te arrestuar per 43 kg hashash te ardhur nga Lezha
TIRANE - Shtate persona u arrestuan dje nga policia pas bllokimit te sasise prej 43 kilogramesh bime narkotike kanabis sativa ne afersi te Komunes se Parisit. Droga e cila u bllokua mbremjen e te dieles u pasua me arrestimin e gjashte personave dhe shpalljen ne kerkim te nje shtetasi te shtate. Nderkohe dje ne mesdite u be i mundur edhe arrestimi i te shpallurit ne kerkim me akuzen e kultivimit te bimes narkotike. Burime te policise se kryeqytetit thane dje se gjate operacionit antidroge te koduar Kristal u sekuestruan disa thase me hashash ne dy makina te parkuara me nje sasi totale prej 43 kilogramesh. Forcat e Antidroges nderhyne ne momentin kur sasia e bimes narkotike po u dorezohej porositesve qe do ta shperndanin me pas ne disa zona te Tiranes. Gjate nates duke gdhire dita e djeshme u arrestuan Altin Ndoci 23 vjec Aurildo Xheka 31 vjec banues ne Tirane Xhaferr Ferati 23 vjec dhe Thoma Rrapi 39 vjec banues ne Tirane. Sipas policise keta ishin porositesit e bimes narkotike. Njekohesisht me ta u arrestuan edhe Vladimir Shtjefni 30 vjec e Mark Gega 23 vjec nga Piraj i Lezhes si dhe dje ne mesdite u arrestua edhe Nikolin Zefi 28 vjec ne Piraj te Lezhes i cili ishte shpallur ne kerkim. Burimet sqaruan se sasia e hashashit u zbulua e fshehur ne dy makina Ford Galaxy me targa TR 5031 U dhe BMVV me targa M 271 LYH ne pronesi te Altin Ndocit dhe Thoma Rrapit. Sipas policise sasia e bllokuar do te shperndahej ne zonen e Komunes se Parisit 21 Dhjetorit ish-Parkut te Autobuseve etj.