E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrane emigrantin 2 ne kerkim

/ /

Ne nje deklarate shtypi Drejtoria e Policise se Tiranes tha dje se dy vellezerit nga fshati Dardhe i Pukes dhe banues ne Durres jane shpallur ne kerkim. Ata dyshohet se e kane kryer vrasjen per motive hakmarrjeje pasi disa muaj me pare ne Greqi Mirash Preka ka vrare me thike vellain e tyre. Policia tha se autoret e identifikuar dhe te shpallur ne kerkim dyshohet te jene Arben dhe Alfred Gjergji perkatesisht 28 dhe 32 vjec te njohur ndryshe edhe me mbiemrin Nikolla. Burimet thane se prej 24 oresh kane nisur kerkimet ne terren nga ana e Policise se Tiranes Durresit dhe Pukes per zbulimin e vendndodhjes se dy te kerkuarve dhe arrestimin e dy vellezerve. Ndaj tyre ka nisur procedim penal me akuzen vrasje me dashje ne bashkepunim. Sipas policise ne shtepine e te dyshuarve ne Durres eshte ushtruar kontroll i imtesishem por familjaret kane thene se dy vellezerit kane ikur nga shtepia prej tri ditesh. Aktualisht kerkimet jane perqendruar ne fshatin Dardhe te Pukes pasi dyshohet se te kerkuarit mund te jene strehuar tek ndonje i aferm i tyre atje per ti shpetuar arrestimit.
VRASJA
Mirash Preka nga Puka banues ne Paskuqan te Tiranes eshte qelluar me dy plumba rreth ores 0900 te mengjesit te dielen duke gjetur vdekjen e menjehershme. Policia tha se 45-vjecari Preka kishte dale per te bere pazarin me gruan dhe me nje mikun e tij taksist qe i kishte shoqeruar me makine deri ne rrugen Jordan Misja prane burgut 313. Preka ka qendruar prane makines me targe TR 0672 E bashke me taksistin ndersa e shoqja eshte futur per te blere ne nje dyqan. Ne kete moment kur 45-vjecari ndodhej jashte makines duke pire cigare nje person i eshte afruar dhe pa folur asnje fjale e ka qelluar per vdekje me pistolete. Me pas autori eshte larguar me nje makine nga vendi i ngjarjes ku e priste nje person tjeter qe sipas policise eshte vellai i tij bashkepunetor ne ngjarje.
HASMERIA
Sipas deklarimeve te disa personave prej te dy fiseve nga fshatrat Iballe dhe Dardhe te Pukes mesohet se emigranti qe u vra dy dite me pare ne Tirane Mirash Preka dyshohet te kete vrare me thike shtetasin Ylli Gjergji Nikolla ngjarje qe ka ndodhur ne Greqi. Sipas hetimeve te atehershme te policise greke rezultoi se Mirash Preka jetonte bashke me Ylli Gjergjin ne nje banese me qira ne Lutraki te Greqise. Por nje nate pasi kishin pire ne shoqerine e disa miqve te perbashket shqiptare ne gjendje te dehur ata kishin pasur nje konflikt me fyerje te ndersjella dhe gjate sherrit Preka e ka goditur me thike Gjergjin. Ai eshte derguar i plagosur rende ne spital por nuk ka dale i gjalle nga salla e operacionit per shkak te hemorragjise se shkaktuar nga plaga ne pjesen e barkut.

Etleva Delia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›