Panama-Tirane 1 kg kokaine me poste
Tre persona dy nga Berati dhe nje tjeter nga Tirana u arrestuan dje ne mengjes sapo moren pakon qe mberriti nga aeroporti i Rinasit. Droga ishte fshehur ne nje motorino automjeti te derguar sic rezulton nga hetimet nga nje shtetas panamez. Prokurori i ceshtjes tek Krimet e Renda Ervin Kondili tha dje ne nje konference per shtyp se pas hetimit 1-javor mbi kete ceshtje ne bashkepunim me policine u be i mundur arrestimi i tre personave Ilir Xoxe 37 vjec Arben Uku 38 vjec te dy nga Berati si dhe Ervin Tushe 30
vjec nga Tirana. Sipas prokurorit tre personat rezultojne se kane qene pritesit e droges e cila ishte nisur dite me pare nga Panamaja ne drejtim te Tiranes ku ishte dhene nje adrese dhe nje emer i rreme per pritesin e saj. Sipas hetimeve te prokurorise por edhe nga te dhenat qe beri publike perfaqesuesi i Policise se Shtetit Edmond Rizai ky ishte rasti i pare kur tre personat e arrestuar kane kryer trafik droge. Megjithate nga hetimi na rezulton se ata do ta vazhdonin kete aktivitet nese lenda narkotike nuk do te zbulohej tha Edmond Rizai drejtues i operacionit te policise.
Zbulimi i kokaines
Lenda narkotike e bllokuar dje ne Tirane eshte zbuluar qe ne momentin e nisjes se saj nga Amerika Latine Panama. Pakoja ku ndodhej nje motorino automjeti ne te cilen ishte fshehur kokaina eshte kontrolluar ne doganen panameze dhe pasi eshte konstatuar se permbante droge menjehere ka nisur hetimi. Brenda pakos eshte vendosur nje pajisje elektronike GPS e cila komunikoi me nje kompjuter te policise shqiptare gjate gjithe levizjes se droges duke treguar ne harte itinerarin e ndjekur deri ne momentin e mberritjes ne Tirane. Nderkohe pasi ishte pare se destinacioni i droges ishte Shqiperia prokuroria dhe policia shqiptare kane hyre ne kontakt me sherbimin britanik SOCA dhe Agjencine amerikane te Antidroges DEA. Kane qene pikerisht keto dy agjenci qe kane bere dorezimin e kontrolluar te droges duke vene ne dijeni autoritetet shqiptare. Me 15 nentor 2010 Prokuroria e Krimeve te Renda filloi hetimin dhe nga verifikimet kuptoi se tre persona fshiheshin pas adreses dhe emrit te rreme qe ishte dhene si prites i pakos ne kryeqytet.
Kokaina per konsum te brendshem
Sipas zyrtareve qe bene publike dje rezultatet e operacionit te koduar Motorino kokaina e bllokuar pas mberritjes nga Panamaja ka pasur per destinacion tregun e brendshem ne Shqiperi. Megjithate hetuesit nuk perjashtojne mundesine qe nje pjese e saj te trafikohej me pas jashte vendit. Tre te arrestuarit deri me tani rezulton se nuk kane ndonje aktivitet ekonomik megjithate ata do te hetohen sipas ligjit Antimafia. Te arrestuarit
Ilir Xoxe 37 vjec nga Berati
Arben Uku 38 vjec nga Berati
Ervin Tushe 30 vjec nga Tirana
Sekuestruar
1 kilogram kokaine
Pakoja e dergeses me poste te shpejte
Motorino e automjetit ku ishte fshehur droga
NgaTrazhgim Sokolaj