Përleshjet në Athinë, 22 të plagosur
ATHINE- Një situatë tepër e tensionuar ka mbizotëruar në kryeqytetin grek Athinë dhe në Selanik, në protestat me rastin e njëvjetorit të vrasjes së një adoleshenti nga policia greke. 80 të arrestuar mes të cilëve tre shiptarë dhe 5 italianë, 180 persona të ndaluar dhe 22 të plagosur.
Një situatë tepër e tensionuar ka mbizotëruar në kryeqytetin grek Athinë dhe në Selanik, në protestat me rastin e njëvjetorit të vrasjes së një adoleshenti nga policia greke. Demonstruesit e mbledhur në Athinë me sloganin nuk harrojmë, nuk falim janë përleshur me policinë, kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit, kanë thyer dritaret e bankave dhe u kanë vënë zjarrin kazanëve të mbeturinave. Nga ana e saj policia është përpjekur ta shpërndajë turmën me gaz lotsjellës. Për të mbajtur nën kontroll turmat janë angazhuar 12 mijë forca policie. Përleshje të protestuesve me policinë njoftohet të ketë pasur edhe në Selanik.
Ministri grek i rendit ka deklaruar se policia do të vazhdojë të kryeje detyrën e saj ndërsa nuk do të lejoje që vandalet të djegin sërish Athinën. Megjithatë bilanci provizor i dy ditëve të trazuara në Greqi është dramatik me 80 të arrestuar mes të cilëve tre shiptarë dhe 5 italianë, 180 persona të ndaluar dhe 22 të plagosur. Trazirat kanë shkuar edhe me tej kur demostruesit iu janë drejtuar parlamentit dhe universitetit. Pikërisht në tentativë për të hyrë në universitet disa persona kanë rrahur dhe plagosur Rektorin Kristos Kitas. Te plagosur kanë mbetur dhe 21 persona të tjerë 16 prej të cilëve policë, 4 protestues dhe nje kalimtare. Protesta të dhunshme janë zhvilluar dhe në Selanik ku u angazhuan 3 mijë policë. Protestuesit qëlluan me shishe molotov kundër policisë dhe dëmtuar dyqane. Policia arrestoi 8 persona në këtë qytet.
(m.a/News24/BalkanWeb)