E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, Mircea Geoana shpall fitoren e zgjedhjeve presidenciale

BUKURESHT - Social demokrati Mircea Geoana shpalli sot fitoren e zgjedhjeve presidenciale pas dy sondazheve të realizuara nga dy televizone duke kryesuar para rivalit të tij, presidentit atual të qendrës së djathtë Traian Basescu.
"Ne kemi fituar sëbashku. Fitorja jonë është fitorja e qytetarëve rumunë që kërkojnë një jetë më të mirë'', deklaroi Geoana.

Sipas një sondazhi të realizuar nga instituti ''Insomar'' për televizionin privat ''Realitatea'', Geoana fiton zgjedhjet me 51,6 për qind kundër 48,4 për qind për kundërshtarin e tij.

Një tjetër sondazh i realizuar nga instituti ''Curs'' për televizionin publik TVR, i nxjerr me një rezultat shumë të ngushtë dy pretendentët, 50,80 për qind për Geoana dhe 49,20 për qind për Basescun.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›