E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushuesit në Sarandëankohen për cmimet e larta

SARANDE- Saranda është një ndër qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit veror. Cdo vi me mijëra turistë vendas dhe të huaj zgjedhin qytetin më jugor për të kaluar ditët e tyre të pushimit.

Shumë prej tyre preferojnë plazhet më pak të populluara dhe larg qytetit por ka dhe nga ata që ndalen në plazhin e ri pranë portit.
Shumë prej pushuesve mendojnë se cmimet janë tepër të larta megjithatë kjo nuk i ndalon ata të kalojnë ditë të bukura në këtë plazh.

“Cmimet janë të kripura, është më lirë jashtë shtetit se sa këtu.” shprehen turistët ndërsa pohojnë se kushtet në bregdet janë përmirësuar ndjeshëm.

Me nisjen e muajit korrik, sipas nënprefektit Gjergji Mano ka një rritje të pushuesve ndërkohë që do të merren masa vecanërisht për mjetet mororrike në det.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›