Tiranë, gjendet i vdekur shtetasi francez
Një shtetas francez është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për një 37 -vjecar, i cili punonte në kompaninë e prodhimit të dokumenteve biometrike, SAGEM. Ngjarja ka ndodhur në një pallat pranë stadiumit "Qemal Stafa" në kryeqytet, ku viktima jetonte i vetëm prej dy vitesh.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon hetimet për të zbardhur shkaqet. Një pistë hetimi është ajo e vetëvrasjes, pasi mendohet se shtetasi francez ka mësuar nga analizat se vuante nga leucemia, dhe i ka dhënë fund jetës në kushte të rënda tronditjeje.
Anisa Braho < I mëparshmi