E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbarimi i rikthen bashkisë Shtëpinë e Kulturës, jashtë prifti

TIRANE -  Përfaqësues të Zyrës së Përmbarimit me ndihmën e policisë kanë ndërmarrë sot operacionin për kthimin e Shtëpisë së Kulturës Bashkisë së Permetit. .
 
Sot në mëngjes Përmbarimi nxorri jashtë Kishës se Shën Mërisë së Pazarit objektet si dhe vetë priftin.
  
Me gjyqe të të gjitha shkallëve të gjyqesorit, bashkia Përmet ka fituar të drejtën për të administruar këtë godinë të ngritur rreth viteve 60', por kisha e mban me forcë prej 10 vitesh këtë ndërtesë, pasi ajo është ngritur duke shkatërruar një kishë, ndërsa toka ku ngrihet ajo, pretendohet se është e kishës.
 
Përmbarimi ka tentuar disa herë për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë, por nuk ka mundur, pasi ka hasur në rezistencën e klerikëve e të banorëve por dhe te mosmbështetjes së Policisë së Shtetit.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›