Kater shqiptare te armatosur marrin peng bariun me bagetite ne Janine
Kater shqiptare hajdute te armatosur moren peng nje bari me 400 krere dhi me qellim grabitjen. Ngjarja ndodhi ne fshatin Kallpaqit te Janines. Ne kufi ata lane te liren bariun dhe moren bagetite me vete, duke mundesuar hyrjen ne token shqiptare nga Tre Urat ne Permet. Policia e Janines menjehere informoi policine e kufirit ne Gjirokaster dhe se bashku organizuan operacionin per kapjen e tyre. Tek Tre Urat policia u ka bere thirrje, por kater burrat kane lene te lire vetem bagetite dhe jane terhequr serish ne thellesi te tokes greke. Dy Policite vazhdojne operacionin per kapjen e tyre, kurse bagetite iu kthyen te zotit