E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbaruesit: Priftërinj duan ta lidhin çështjen me politikën

pallati i kuturesDhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësore Privatë ka dënuar sulmet e ditëve të fundit të bëra ndaj përmbaruesve gjyqësorë dhe familjeve të tyre. Përmbaruesit akuzojnë klerin ortodoks se ka kërcënuar haptazi ligjzbatuesit ndërkohë që po synon të.  Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësore Privatë dënon me ashpërsi sulmet e ditëve të fundit të bëra ndaj përmbaruesve gjyqësorë dhe familjeve të tyre, të cilët janë kërcënuar haptazi nga përfaqësues të klerit ortodoks, për shkak se bënë detyrën e tyre duke ekzekutuar një vendim gjykate të formës së prerë në Përmet. Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësore Privatë nuk përfshihet në lojërat politike ku kërkojnë të fusin këta priftërinj çështjen e Përmetit, por u kujton atyre se këto kërcënime të bëra dhe publikisht cenojnë integritetin e përmbaruesve dhe janë të dënueshme nga ligjet në fuqi. Çdo person që ngatërron vendimet e gjykatave me çështje politike e fetare është i kaluar kohë dhe që kërkon me dashakeqësi ta kalojë ketë çështje në plane të tjera, kur kjo është vetëm çështje gjyqësore, thuhet në deklaratën e Përmbaruesve. Më tej, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësore Privatë i kërkon shtetit shqiptar ti japë fund kësaj situate teksa thekson se vendimi i gjykatës shqiptare për godinën në Përmet u zbatua në një territor shqiptar dhe konform të gjitha ligjeve të shtetit shqiptar. Kërkojmë nga shteti shqiptar të ndërhyjë për ti dhënë fund kësaj situate dhe të garantojë sigurinë fizike të ligjzbatuesve të tij, në këtë rast të përmbaruesve gjyqësore. Vendimi i gjykatës shqiptare u zbatua në një territor shqiptar dhe konform të gjitha ligjeve të shtetit shqiptar, por duket se këta njerëz harrojnë se jetojnë në Shqipëri dhe u nënshtrohen ligjeve të këtij vendi. Detyra e Përmbaruesit Gjyqësor është një funksion kushtetues dhe në zbatim të ligjeve të shtetit shqiptar, kush i cenon ato do të përballet me ligjet në fuqi, përfundon deklarata e përmbaruesve privatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›